E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“U prezantuan si turistë”/ ABC News siguron foton e çiftit palestinez në Rinas, 49-vjeçari dyshohet se vrau bashkëshorten

ABC News ka siguruar foton e mbërritjes së çiftit palestinez në Rinas, 24-vjeçares Rayyan Alwan dhe 49-vjeçarit Fadi Alwan.

Të dy shihen krah njëri tjetrit teksa largohen nga aeroporti. Në Rinas, ata u prezantuan si turistë dhe se do të qëndronin në Shqipëri 1 javë.

24-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë dhe autori dyshohet se është bashkëshorti i saj.

E reja kishte plagë me thikë në trup dhe dyshohet se krimi ndodhi më 22 shkurt dhe ka dyshime, se në të njëjtën ditë, 49-vjeçari është larguar drejt Greqisë menjëherë pas krimit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›