E Martë, 3 Nëntor 2026

U rizgjodh në krye të Komisionit Evropian, Basha uron Ursula Von Der Leyen

Rizgjedhja e Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Evropian, është përshëndetur edhe nga kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Basha nënvizon se “udhëheqja e fortë, vizioni dhe vendosmëria e saj, janë përbërës që nevojiten për të çuar përpara familjen evropiane, me bindje dhe besim në momente vendimtare për të ardhmen e kontinentit dhe botës.”

“Urime Ursula Von Der Leyen për këtë mandat të dytë të merituar. Udhëheqja e fortë, vizioni dhe vendosmëria e saj janë përbërës që nevojiten për të çuar përpara familjen evropiane me bindje dhe besim në momente vendimtare për të ardhmen e kontinentit dhe botës.”, shkruan Basha.

Sipas tij, vlerat që qëndrojnë në themel të familjes së madhe PPE janë busulla që e mban Unionin të madh dhe të bashkuar në rrugën e duhur.

“Ne si shqiptarë ndihemi pjesë e kësaj familjeje të madhe vlerash dhe do të bëjmë gjithçka për t’u bërë pjesë e saj, me besim se do të gjejmë mentorin dhe avokatin e duhur në udhëheqjen e Von Der Leyen dhe PPE.”, mbyll postimin Basha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›