E Martë, 3 Nëntor 2026

Heqja e Ligjit të Luftës me Greqinë, pr.deklarata e PDIU miratohet me 96 vota pro

Me 96 vota pro, Kuvendi ka miratuar Projektdeklaratën e Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), që i kërkon qeverisë të rrisë përpjekjet diplomatike që Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë.

Gjatë prezantimit në Kuvend, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi ligjin si “absurditet juridik”, në një kohë që Shqipëria dhe Greqia kanë së bashku një trakt miqësie dhe janë anëtare të NATO-s. Sipas tij, Projektdeklarata shërben për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mbi respektin e ndërsjellë.

Kjo Projektdeklaratë i kërkon Këshillit të Ministrave të bëjë “çdo përpjekje” me qeverinë e Greqisë për shfuqizimin e Ligjit të Luftës.

Po ashtu, i kërkohet Ministrisë së jashtme që të mbajë të informuar rregullisht Kuvendin, NATO-n dhe BE-në për përpjekjet e qeverisë, në bashkëpunim me qeverinë e Greqisë, për zgjidhjen e kësaj çështje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›