E Enjte, 5 Nëntor 2026

U shkarkua nga vettingu/ Antoneta Sevdari fiton procesin në Strasburg, ja sa duhet ta paguaj shteti shqiptar

Antoneta Sevdari ka fituar procesin gjyqësor në Strasburg ndaj qeverisë shqiptare.

Ish prokurorja kaloi shkallën e parë të vettingut në KPK, por pas ankimimit të komisionerit publik Dariel Sina në KPA u shkarkua nga detyra në vitin 2019.

Në atë kohë, Sevdari nuk u pajtua me konstatimet e KPA, teksa hodhi edhe akuza politike.

Ajo e çoi çështjen në Strasburg, ku e ka fituar dhe tashmë shteti shqiptar duhet t’i paguaj ish prokurores 24 mijë e 600 euro .

Strasburgu theksoi se në lidhje me rastin e Sevradit ka shkelje të nenit 8 dhe se shkarkimi nuk ka qenë proporcional.

Ndërkohë, pas këtij vendimi ajo pritet t’i nënshtrohet sërish procesit të vettingut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›