E Diel, 1 Nëntor 2026

U shpall në kërkim pasi përndoqi dhe abuzoi me të miturën, arrestohet Aljon Pasho, ku ishte fshehur

U shpall në kërkim pasi përndoqi dhe abuzoi me të

Policia e Dimalit ka bërë të mundur arrestimit e një 35-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur si dhe e kishte përndjekur atë.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi Aljon Pasho i dënuar nga Gjykata e Sarandës me 4 vite e 5 muaj burg, është arrestuar ditën e sotme në banesën e një të afërmi aty ku dhe ishte strehuar.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale "Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur" dhe "Përndjekja".

Në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Dimal, Berat

I shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.   

35-vjeçari i dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, nga Gjykata e Sarandës, u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, përmes inteligjencës informative.  

Shërbimet e Policisë Dimal kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë ishte strehuar në një banesë në qytetin e Dimalit.   

Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", pas koordinimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin Aljon Pasho, 35 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij. 

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale "Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur" dhe "Përndjekja". 

Në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, shtetasi Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›