Shtatë makina aksidentohen te "Selvia" në Tiranë (FOTO)
Shtatë makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë një frenim i gabuar i një prej drejtuesve të mjeteve. Kjo ka bërë që makinat e tjera që ndodheshin pas, të përplaseshin me njëra-tjetrën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, të cilat po kryejnë të gjitha veprimet proceduriale për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Galeria fotografike (1/2)
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
