E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U thirr nga Prokuroria Speciale, Kurti: Do të shkoj në një koncert


PRISHTINË, 16 dhjetor/ATSH/  Kryeministri i vendit, Albin Kurti sërish ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën që i është bërë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Kurti theksoi se “Do të shkoj në orën 19:30 në një koncert në Sallën e Kuqe”.

“Do të shkoj në orën 19:30 në një koncert në Sallën e Kuqe”, ka thënë shkurt Kurti pas ngjarjes ku mori pjesë në promovimin e librit “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën 1945-1999”.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti është pritur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale por, zyra e kryeministrit e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se shefi i ekzekutivit, ndodhet në udhëtim jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një përgjigje për KosovaPress, tha se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakordësuar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë./Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›