U vijëzua para zgjedhjeve, rrugës në Roskovec i del boja me shiun e parë
Pa bërë ende muajin, kësaj rruge në qytetin e Roskovecit i ka dalë boja. Kështu shkruan gazetari Flamur Çepele, i cili thotë se rruga në qendër të qytetit u vijëzua një ditë para zgjedhjeve dhe sot, 10 ditë më pas, boja ka dalë nga shiu.
"A ju duket se kjo rrugë për makina e kalimtarë këmbësorë në qëndër të qytetit të Roskovecit është vijëzuar 10-ditë më parë, pikërisht 1-ditë para votimeve lokale?!
Po. Është një sinjalistikë elektorale, ashtusi rrugët që rrojnë ca ditë, ashtusi të gjitha punimet për fushatë zgjedhore.
Po. E di edhe atë tjetrën, se grijë sallatë kotë së koti, çdo gjë kaloi dhe të gjithë ata që shgarravisin këto rrugë janë të lidhur me pushtetin fitimtar vëndor, i cili i ka sytë në ballë dhe i lejon...", shkruan gazetari Flamur Çepele dhe ndan foton e mëposhtme.
Rruga ne Roskovec, i del boja pas 10 ditesh/ Flamur Çepele
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
