E Martë, 3 Nëntor 2026

U vu në pranga pas atentatit ndaj Gentian Bejtjes në korrik 2023, lihet në “arrest shtëpie” Valter Bami

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia Valter Bamin, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës më 4 korrik të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Akuza që rëndonte ndaj Bamit ishte ajo e mbajtjes së armëve pa leje. Prokuroria kërkoi arrestimin e tij pas atentatit, pasi iu gjetën shenja baruti në dorë, por megjithatë duket se ende nuk është vërtetuar me prova se ai mori pjesë në ngjarjen kriminale.

Si ndodhi atentati

Atentati i 4 korrikut ishte i treti të cilit i shpëtonte Gentjan Bejtja. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e banesës së kunatit të tij, bashkë me nipat. Autorët qëlluan në drejtim të banesës duke lënë të vrarë kunatin e tij 29 vjeç dhe duke plagosur dy fëmijët e mitur 10 dhe 13 vjeç.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›