U zgjodh kryeministër i Malit të Zi, Abazoviç feston fitoren me këngë shqiptare

Dritan Abazoviç u zgjodh dje Kryeministër i Malit të Zi me votëbesimin e 45 deputetëve.
Pak orë pas zgjedhjes së qeverisë së re, kryeministri Abazoviç ka festuar fitoren duke kënduar dhe kërcyer këngën shqiptare “Ulqinake sa e mira je”, me një grup mbështetësish.
Me zgjedhjen e Abazoviçit kryeministër të Malit të Zi, Ballkani tashmë ka tre kryeministra shqiptarë.
Abazoviç i ka besuar Ministrinë e Administratës Publike Marash Dukajt, ndërsa Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave është propozuar për t’u drejtuar nga Fatmir Gjeka, i cili më herët ka drejtuar komunën e Ulqinit.
/rtsh.al/