E Diel, 1 Nëntor 2026

U zgjodh ministër për Parlamentin, Toni Gogu: Përgjegjësi shumë e madhe

Toni Gogu ka folur për mediat pak pasi u emërua ministër për Parlamentin nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Gogu u shpreh se ndihej i privilegjuar për detyrën e re, ndërsa e cilësoi si një përgjegjësi shumë të madhe.

Socialisit më tej falenderoj Asamblenë dhe kryeministrin për përzgjedhjen e tij.

“I jam shumë mirënjohës kryetari të partisë dhe Asamblesë. Është një përgjegjësi shumë e madhe në një kohë kur duhet një bashkëpunim mes ekzekutivit me Parlamentin dhe BE. Ndihem i privilegjuar që kam marrë një detyrë”, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›