UASHINGTON – DASH njofton pikat kryesore të armëpushimit Izrael–Liban

UASHINGTON, 16 prill /ATSH/- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar një përditësim, ku paraqet detajet e një armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, i cili sapo ka hyrë në fuqi, sipas BBC.
Sipas SHBA-së, të dyja palët, pas takimeve ballë për ballë këtë javë në Uashington, konfirmojnë se dy vendet nuk janë në luftë dhe angazhohen për negociata të drejtpërdrejta në mirëbesim, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ja gjashtë pikat kryesore nga deklarata:
- Armëpushimi përshkruhet si një gjest vullneti të mirë nga qeveria e Izraelit.
- Ai mund të zgjatet me marrëveshje të ndërsjellë, nëse negociatat tregojnë përparim.
- Pavarësisht armëpushimit, SHBA-ja rithekson të drejtën e Izraelit, për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vetëmbrojtje, në çdo kohë, kundër sulmeve të planifikuara, të afërta ose në zhvillim.
- Me hyrjen në fuqi të armëpushimit, qeveria libaneze do të ndërmarrë hapa konkretë për të parandaluar Hezbollahun dhe grupet e tjera të armatosura jashtë kontrollit shtetëror nga sulmet ndaj Izraelit.
- Palët e përfshira njohin përgjegjësinë ekskluzive për sovranitetin dhe mbrojtjen kombëtare të Libanit.
- Izraeli dhe Libani kanë kërkuar që SHBA-ja të vazhdojë të drejtojë negociatat mes dy vendeve me synimin për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të mbetura. //a.i/