UASHINGTON – Sa ka kushtuar deri më tani lufta e SHBA-së në Iran?

UASHINGTON, 17 mars /ATSH-ANSA/ – Lufta në Iran i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara të paktën 12 miliardë dollarë deri më tani, sipas një zyrtari të administratës Trump.
Shifra ka të ngjarë të nënvlerësojë koston e vërtetë, pasi nuk përfshin vendosjen e forcave që i paraprijnë sulmit, as kostot afatgjata të zëvendësimit të armëve të përdorura.
Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, raporton Time, fillimisht vlerësoi se 100 orët e para të operacionit kushtuan 891.4 milionë dollarë në ditë.
Ky ritëm i qëndrueshëm mund ta shtyjë administratën të kërkojë fonde të reja së shpejti. /os/