E Hënë, 2 Nëntor 2026

UASHINGTON – Trump: I dyshuari për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk është arrestuar

UASHINGTON, 12 shtator /ATSH-DPA/ – Një i dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk është ndaluar, njoftoi sot presidenti amerikan Donald Trump.

“Mendoj, me një shkallë të lartë sigurie, se e kemi në paraburgim personin e dyshuar”, i tha presidenti Trump  televizionit “Fox News”.

Nuk dihet ende nëse i dyshuari është i njëjti person që u shfaq në imazhet e publikuara më herët nga FBI-ja, e cila u bëri thirrje qytetarëve për ndihmë në identifikimin e autorit të vrasjes.

FBI-ja kishte ofruar një shpërblim deri në 100 000 dollarë për informacion që do të çonte në identifikimin dhe arrestimin e personit përgjegjës për atentatin.

Kirk, një mbështetës i njohur i presidentit Trump, u qëllua me armë në qafë ndërsa fliste në një aktivitet në ambient të hapur në universitet të mërkurën dhe më pas ndërroi jetë nga plagët. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›