E Hënë, 2 Nëntor 2026

UASHINGTON – Trump kërcënon Hamasin me vdekje nëse vazhdon të vrasë njerëz në Gaza

UASHINGTON, 16 tetor /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i dërgoi sot një mesazh të fortë Hamasit, duke kërcënuar se do të “hyjë brenda dhe do të vrasë” militantët e Hamasit nëse grupi vazhdon sulmet në Gaza, sipas “Fox News”.

“Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gaza, gjë që nuk ishte në Marrëveshje, nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të hyjmë brenda dhe t’i vrasim ata”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Deklarata e presidentit Trump vjen pasi Hamasi u pa në video duke ekzekutuar publikisht kundërshtarët në sheshin kryesor të Qytetit të Gazës, pavarësisht planit të paqes të Trump.

Banorët e Gazës i thanë “Fox News” se luftëtarët e Hamasit po rishfaqeshin në rrugë dhe po rivendosnin kontrollin, pasi kishin lëshuar një ultimatum që u jepte kohë bashkëpunëtorëve izraelitë deri të dielën për t’u dorëzuar dhe për të kërkuar amnisti.

Hamasi ende nuk i ka përmbushur kushtet e planit të paqes të Trump, duke dështuar në zbatimin e marrëveshjes për të kthyer të gjithë trupat e pengjeve në Izrael. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›