E Diel, 1 Nëntor 2026

ÇUDI SHQIPTARE/ Avokati: Më jepni 200 mijë euro që të mbroj Dritan Dajtin

DRITAN-DAJTI-14_17

Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009, vazhdon të befasojë.

Pasi kanë dështuar me dhjetëra seanca ndaj tij, pasi avokatët nuk pranojnë ta marrin në mbrojtje, të hënën avokati i caktuar kryesisht për mbrojtjen e tij, Ndue Pjetri, tha se ka dy kushte.

Pjetri deklaroi se kërkon 200 mijë euro për të pranuar mbrojtjen e Dajtit dhe 30 ditë për të përgatitur mbrojtjen.

Dajti, që vazhdimisht ka ironizuar me paaftësinë e gjykatës për të vazhduar seancat ndaj tij, tha se kjo është oferta më e ulët.

Oferta që ka bërë Pjetri për 200 mijë euro, më e ulëta. Pranojani kërkesat, më pëlqen performanca e tij, deklaroi Dajti.

Prokurori i çështjes i ka konsideruar kushtet e avokatit si tentativë për të zvarritur sërish procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit. Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me kërkesat e avokatit.

Gjykata i ka rrëzuar të dy kërkesat e avokatit Ndue Pjetri./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›