E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti shqiptar: U mbajtëm peng dhe u dhunuam nga pronari grek

plocia grekeKatër emigrantët shqiptarë, të cilët mbaheshin peng prej më shumë se 24 orësh në Anja të Kretës, kanë mundur të arratisen. Klodian Marku, një prej katër personave që u mbajtën peng dhe u dhunuan, tregon dhunën e ushtruar nga pronari grek.

Disa ditë më parë u nisa në Greqi te të afërmit e mi. Doja të punoja, pasi familja kishte nevojë. Të afërmit jetojnë në katin e parë, ndërsa një kat më lart jeton një familje greke. Tre ditë më parë, banesa në katin e dytë ishte grabitur. Ne nuk ishim në dijeni dhe u shtrimë si çdo natë për të fjetur. Por erdhi policia dhe na mori. Na pyetën nëse dinim gjë për autorët dhe, pasi morën të gjitha të dhënat dhe shenjat e  gishtave, na liruan, tregon ai.

Klodiani vazhdon dhe rrëfen se: Unë dhe kushëriri im, Kristiani, dolëm pak më mbrapa nga komisariati. Pak metra më tutje na ndaluan tek këmbët dy makina. Na u prezantuan se ishin të policisë, por në të vërtetë ishte greku që jetonte sipër nesh me disa shokë të tij. Ne kujtuam se ishin të policisë dhe hipëm me ta. Pasi bëmë një pjesë të rrugës, mjeti devijoi drejt një rruge që të çonte në mal. Ishin dy persona, në dy makina. Kur na çuan në mal, na lidhën të dyve këmbë e duar. Na vunë një litar në fyt dhe na shtrëngonin. Filluan të na keqtrajtonin, qëllonin me çfarë të kishin në dorë, me litar, leva, dru, çtu kapte dora. Tregoni kush e plaçkiti shtëpinë, na thoshin. Por nuk kishim dijeni. E panë që nuk doli gjë dhe thanë nëse doni të  shpëtoni gjallë, duam 25 mijë euro. Morëm në telefon babain dhe vëllain e Kristianit dhe u thamë kështu kështu është puna. Ata erdhën menjëherë, rrëfen ai për gazetën Panorama.

Më pas ata i kanë marrë që të katër dhe i kanë mbyllur brenda në shtëpi dhe tregojnë se: Në një moment ruajtëm rastësinë dhe kur nuk e kishin mendjen, u larguam nga dritarja. Ikëm nga fshati dhe jemi fshehur në një vend tjetër. Jemi shumë të tmerruar, pasi kemi shpëtuar për një fije nga vdekja.

Ata i bëjnë thirrje shtetit për ndihmë pasi i druhen një arrestimi pa bërë asnjë faj./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›