UEFA & FSHF, akord me Bashën për stadiumin e Kombëtares
Qemal Stafa
Shqipëri-Qipro, do të luhet në Qemal Stafa më 7 shtator. Ky ishte rezultati i përfundimit të takimit mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, presidentit të FSHF-së, Armand Duka dhe përfaqësuesit e Komitetit të Sigurisë dhe stadiumeve në UEFA, Zhan-Fransua Kruke. Lajmi është konfirmuar nga të gjitha palët. Inspektori i UEFA-së ndodhet prej tri ditësh në kryeqytet për të inspektuar përveç stadiumit Qemal Stafa edhe tre impiante të tjera në rrethe si Niko Dovana në Durrës, Skënderbeu në Korçë dhe Loro Boriçi në Shkodër, për të parë alternativat e mundshme në rast të pamundësisë për ti luajtur ndeshjet në Tiranë për shkak të punimeve që Bashkia e Tiranës ka nisur në sheshin para stadiumit të kryeqytetit. Pas takimit, presidenti Duka theksoi se ka gjetur mbështetjen e bashkisë, që do të pranojë një nga dy variantet e propozuara me mirëkuptimin e të dërguarit të UEFA-s.
UEFA & FSHF, akord me Bashën për stadiumin e Kombëtares burimi: Gazeta Shqip