E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

UEFA Conference League, arbitrat shqiptarë do të gjykojnë Vitória SC – Fiorentina

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ UEFA i beson një ndeshje tjetër arbitrave shqiptarë. Katërshja e arbitrave Juxhin Xhaja, Arbër Zalla, Rejdi Avdo dhe Albert Doda, janë përzgjedhur për të gjykuar ndeshjen mes Vitória SC dhe Fiorentinas në UEFA Conference League, bën me dije Federata Shqiptare e Futbollit.

Sfida do të zhvillohet në Estádio D. Afonso Henriques, Guimaraes, Portugali, të enjten më 19 dhjetor, në orën 21:00.

Juxhin Xhaja është arbitri kryesor, Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentë të Xhajës, ndërsa Albert Doda është arbitri i katërt.

Në Var do të jetë gjermani Robert Schröder, ndërsa si AVAR është caktuar sërish një arbitër shqiptar, Kreshnik Barjamaj.

Kjo përzgjedhje vjen pas një sezoni intensiv për ekipin e arbitrave shqiptarë, të cilët kanë gjykuar më parë edhe tri ndeshjet në fazën e grupeve të UEFA Europa League: Hoffenheim – FCSB, AZ Alkmaar – Elfsborg dhe Elfsborg – Sporting Braga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›