E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA Conference League, trupa shqiptare e arbitrave do të vendosin drejtësi në ndeshjen Omonoia – HNK Rijeka

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ UEFA Conference League ka arritur në fazën më kulminante, teksa të enjten do të luhen ndeshjet e para të fazës play-off, ku skuadrat do të luftojnë për t’u kualifikuar në fazën e 1/8-ve. Në një prej sfidave më të rëndësishme të kësaj jave do të vendosin drejtësi arbitrat shqiptarë.

Në takimin Omonoia – HNK Rijeka, që do të luhet në stadiumin Qipro, arbitër kryesor do të jetë Juxhin Xhaja. Asistentë të tij janë caktuar Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Olsion Yzeiraj. Në dhomën e VAR-it do të jetë si asistent VAR, arbitri Kreshnik Bajramaj.

Kjo sfidë do të zhvillohet sot në orën 21:00.

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›