E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA: Mafia, pastrim parashnë klubet shqiptare të futbollit

Të tjera rreth shkrimit Seria A, një shqiptar nën hetim TIRANË - UEFA jep alarmin se në Shqipëri grupet mafioze prej kohësh po investojnë në futbollin shqiptar për pastrimin e parave. Një përfaqësi e UEFA është takuar sot me prokuroren e përgjithshme Ina Rama ku është kërkuar fillimi i hetimit për procesin e trukimit të ndeshjeve në vendin tonë, e vecanërisht në investimet e bëra për klubet e futbollit.

Burime pranë takimit thanë për Shqiptarja.com se përfaqësuesit e futbollit europian kanë paraqitur të dhëna, sipas të cilave grupe mafioze e kriminale prej kohësh kanë investuar shuma të mëdha parash në klubet e futbollit me synim pastrimin e tyre.
Sipas burimeve, UEFA ka vlersuar nismën e prokurorëve, mes të cilëve të Shkëlqim Hajdarit për hetimin e trukimeve në futbollin shqiptar. Bazuar mbi këtë ligj, përfaqësuesit e UEFA-s kanë kërkuar që të hetohet financimi i klubeve shqiptare dhe burimi i të ardhurave të tyre.

Nga ana e prokurisë së përgjithshme, në takim është publikuar një rast, i cili është konstatuar në rradhët e presidentëve të klubeve të futbollit për trukim ndeshje, duke vijuar edhe procedimin penal të tij. Prokuroria ka kërkuar nga Federata Shqiptare e fubtollit që të sjellë çdo informacin që ajo ka lidhur shitblerjen e ndeshjeve të futbollit.

(eq/aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›