Statusi, Fyle: Keni mundësi reale. Negocioni për Presidentin
TIRANË - Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Komisioneri i ka nisur takimet e tij që në mëngjes dhe pritet që brenda ditës së sotme të takohet me përfaqësuesit me të lartë të vendit.
Eurodeputeti shoqërohet në takimet e tij nga kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi dhe drejtori i KE për Zgjerim, Stefano Sanino. Takimi i parë i komisionarit nisi me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, rreth orës 08:15, për të vijuar më pas me kryeministrin Berisha, e takimet e tjera të parashikuara në axhendë.
Vizita e eurodeputetit Fyle do të shoqërohet nga protesta me karakter sensibilizues para Ministrisë së Integrimit, e organizuar nga Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar.
FYLE: PRESIDENTI TË ZGJIDHET ME PROCES TË NEGOCIUESHËM
Ora 10: 35 Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle duke e vlerësuar zgjedhjen e kreut të ri shqiptar si një nga cështjet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe klasën politike porositi që ai të jetë rezultat i një procesi të negociueshëm ndërmjet palëve, ndërkohë apeloi që reformat parlamentare dhe zgjedhore të përfundojë para zgjedhjes së tij.
“Cështje më e rëndësishme zgjedhja e presidentit, jam i kënaqur që kemi arritur në dy pika të përbashkëta për këtë cështje. E para, dëshiroj të them se kjo ka të bëjë me vendosmërinë e qeverisë, por nga ana tjetër dhe vendosmërinë që e mora dhe me takimin me Ramën për të përfunduar punën për reformën zgjedhore dhe parlamentare që të përfundohen para se të fillojnë proceduarat pë zgjedhjen e presidentit. Së dyti, angazhimi i kryeministri dhe qeverisë që të sigurohemi se zgjedhja për presidentit të jetë proces i negociueshëm. Unë nuk kam ardhur të jap këshilla apo leksione si duhet bërë kjo gjë, por për të parë përpara. Por, nga ana tjetër nuk dëshiroj të lë rastin të më ikë, Duhet që në zyrën e presidentit të vijë dikush që pasqyron qartë frymën e Kushtetutës, por dhe faktin që do të përfaqësojë unitetin e popullit, ashtu sic thotë dhe Kushtetuta”,- u shpreh Fyle.
Stefan Fyle deklaroi para gazetarëve se e sheh vendin e Shqipërisë në BE, ndërsa shtoi se tani ka një shans që mund ta shndërrojë në mundësi. Ai shtoi se axhenda europiane duhet kthyer në axhendë kombëtare.
“Shqipëria luan një rol stabilizues në Ballkan. Vlerësoj qëndrimin e saj kundër nacionalizimit, por duhet thënë që viti 2011 nuk ishte një vit i mirë, në lidhje me 12 rekomandimet, por tashmë shoh erën e ndryshimit dhe shpresoj shumë që ky shans të kthehet në mundësi në fund të këtij viti”, saktësoi Fyle.
BERISHA: KEMI KAPACITET PËR TË PLOTËSUAR 12 REKOMANDIMET
ORA 10:20- Pas takimit në kryeministri, kryeministri Berisha dhe komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Berisha ka deklaruar se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetetet për të plotësuar 12 rekomandimet e BE, që i hapin rrugë statusit të vendit kandidat, zbatimin e të cilave kërkon edhe Fyle.
"Takim në të cilin diskutuam gjerësisht problematikën e integrimit të vendit në BE, problematikën lidhur statusin në BE. Ky ishte një rast i shkëlqyer për ti shprehur vlerësimet e mija më të përzemërta atij, bashkëpunëtorëve të tij në Bruksel, Saninnos e Sequit për ndihmën shumë të çmuar që kanë dhënë në këtë proces, i cili pas marrëveshjes së nëntorit mes forcave politike dua të theksoj se ka marrë vlerësim të vecantë. 12 prioritetet kanë qenë përparësia më madhore në të gjitha institucionet e vendit. Integrimi është një proces që bazohet mbi merita, ta dëshmojmë, të realizojmë reformat, besoj se kemi kapacitete për të plotësuar 12 rekomandimet”, tha ai.
Kryeministri Berisha deklaroi më tej se palët politike po i përmbahen marrëveshjes së firmosur prej tyre në nëntor. Bashkëpunimi, sipas tij po vijon, ndërsa shtoi se edhe për zgjidhjen e Presidentit do ketë konsensus mes palëve.
“Javën që vjen miratohet ligji për Gjykatën Administrative, po shkon në rrugën e duhur procesi për heqjen e imunitetit. Kemi plan të shkëlqyer të pranojmë çdo propozim të opozitës për heqjen e imunitetit. Diskutuam edhe për zgjedhjen e Presidentit, e sigurova se e konsideroj këtë një proces që do kalojë me negociata, që do respektojë frymën e Kushtetutës, për të cilin do angazhohemi në kohën e përcaktuar nga kushtetuta e vendit. Kandidatë ka, janë të mirëpritur, por procesi real fillon në afatin e përcaktuar nga kushtetuta e vendit”, shtoi ai.
FYLE TAKON BERISHËN
ORA 09:30- Ashtu sic ishte parashikuar në axhendën e vizitave zyrtare, komisioneri Fyle ka nisur rreth orës 09:30 kryeministrin Berisha në selinë e kryeministrisë. Ai shoqërohet nga ambasadori i BE-se Ettore Sequi dhe drejtori i KE për Zgjerim, Stefano Sanino, ndërkohë që në krah të kryeministrit ndodhej ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Pas këtij takimi pritet edhe konferenca e përbashkët Fyle-Berisha.
.
FYLE TAKON RAMËN
ORA-08:15- Eurodeputeti Stefan Fyle nisi takimin e tij zyrtar në selinë rozë, ku u prit nga kreu i opozitës Edi Rama. Takimi Fyle-Rama ka përfunduar në orën 09:15 minuta, ndërsa menjëherë ai është nisuur në kryeministri për një takim me kreun e qeverisë. Kryesocialisti ka përcjellë pas takimit personalisht zotin Fyle jashtë ambienteve të selisë rozë, ndërkohë që nuk kanë dhënë një prononcim për mediat. Rreth orës 11:14 selia rozë ka informaur në lidhje me takminin. Në takimin me Komisionerin për Zgjerimin, zotin Stefan Fyle, Kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama, informoi Komisionerin për ecurinë e reformës parlamentare dhe zgjedhore, duke vënë në dukje rëndësinë e përfundimit të këtyre reformave brenda afateve të kërkuara. Kryetari i PS informoi, gjithashtu, për qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Komisioneri Fyle e vlerësoi këtë proces si një moment të rëndësishëm politik për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Komisioneri Füle deklaroi se dera e Bashkimit Evropian mbetet e hapur dhe nga Shqipëria priten mesazhe pozitive. Kryetari i PS renditi një sërë çështjesh që mbeten për t’u adresuar si zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, reforma në gjyqësor dhe miratimi i ligjit për median.
AXHENDA
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle zhvillon të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë, e shoqëruar kjo me një axhendë të ngjeshur takimesh me autoritetet më të larta të shtetit.
Programi i vizitës së tij parashikon në orën 12:40 takim me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, me kryeministrin Sali Berisha në ora 09:30, Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto (ora 10:00-12:40), kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli (ora 10:50-11:00) , si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama (ora 8:15).
Axhenda e takimeve do të nisë në orët e paradites, ndërkohë që pas takimit me kryeministrin Berisha komisioneri Fyle do të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp. Bëhet e ditur se Fyle do të jetë i pranishëm edhe në seancën e radhës së Kuvendit, ku pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse rreth orës 11:00´-11:30.
LAJMI VIJON
(el.me/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fyle: 2012 është viti i mundësive evropiane për Shqipërinë Fyle në Tiranë, invalidët protestë