E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA Women’s Champions League 2026–27/ Emanuela Rusta drejton PSG- Eintracht

Takimet e kthimit të raundit të tretë eliminator të UEFA Women’s Champions League 2026–27 do të jenë prova e radhës për arbitrat shqiptarë.

UEFA ka vendosur që t’i besojë një ndeshje me shumë rëndësi një ekipi kuqezi. Emanuela Rusta do të jetë kryesroja e duelit të dytë mes Paris Saint Germain dhe Eintracht Frankfurt. Për këtë ndeshje, e cila do të mbahet në “Poissy” të Parisit, Rusta do të asistohet nga dy anësore si anglezja Nicoleta Ramona Bria dhe shqiptarja Jena Mala.

Ndërsa arbitre e katërt në këtë takim do të jetë Eglantina Pjetrushaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›