UEFA apelon ndaj vendimit disiplinor
Këtë herë UEFA do të revizionojë vetveten. Më saktë, dëshiron të ndryshojë vendimin e dhënë për dënimin e Federatës Serbe të Futbollit, pas dhunës dhe racizmit në përfundim të ndeshjes ndaj Anglisë në tetor të këtij viti, në kampionatin europian të 21-vjeçarëve.
Serbët u gjobitën me 80 000 euro, ndërsa një pjesë e tifozëve u sollën në mënyrë raciste, ndërsa dhuna në fushë shpërtheu nga të dyja palët në mbyllje të takimit në Krushevac, përballje që u fitua 1-0 nga anglezët, të cilët arritën edhe kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 2-0.
UEFA nxorri një deklaratë ku thuhej se “e ndjejmë të nevojshme të konfirmojmë menjëherë qëllimin tonë për të apeluar këtë dënim”.
Sipas statutit të saj, UEFA ka të drejtë të apelojë vendimet e Komisionit të saj të Disiplinës dhe të kërkojë dënime më të ashpër nëse gjykon se vendimet janë tepër të butë. Po ashtu, skuadra serbe e 21-vjeçarëve duhet ta luajë me dyer të mbyllura ndeshjen shtëpiake të radhës.
Në bazë të vendimit të Disiplinës, u dënuan me pezullime 2 trajnerë të Serbisë U21, 4 lojtarë serbë dhe 2 anglezë, ndërsa Federata Angleze protestoi duke e quajtur një mesazh jo i fuqishëm sa duhet.