E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjollët zgjodhën formacionin e vitit

E përditshmja spanjolle sportive 'Marca" e ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit. Në konkurrencë për portierin më të mirë ishin Casillas e Neuer, ndërsa portieri spanjoll u shpallë më i mirë me 74.6% të votave.

Si mbrojtësat më të mirë u shpallën Lahm (10,9%), Piqué (12,5%), Jordi Alba (19%) e Ramos (20.2%).

Mesfusha më e mirë ishte poashtu e përbërë nga mesfushorë të Barcës e Realit. Xavi (22,4%) e Iniesta (29,5%) e Alonso me 11.8% të votave.

Sulmi më i mirë ishte i përbërë me 3shen e frikshme Messi, Ronaldo e Falcao. Messi mori 30.3% të votave, Falcao 27.4% e Ronaldo i treti me 20.3% të votave./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›