E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA komenton suksesin e Skenderbeut

Kualifikimi i Skënderbeut në turin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve ka tërhequr vëmnedjen e UEFA-s.
Në faqen zyrtare të saj në internet, qeveria europiane e futbollit e cilëson si historik këtyë arritje të skuadrës shqiptare.
Duke komentuar gjatë sfidën e kthimit të luajtur në Korçë, UEFA ka vlerësuar paraqitjen e ekipit të Mirel Josës, që luajti me një ritëm të lartë edhe pse ndeshja zgjati 120 minuta.
Në koment bëhet edhe një përshkrim I historikut të kualfikimit të skuadrave shqiptare në Kupat e Europës, ku vitet e fundit ato e kanë patur të vështirë të kalojnë turin e parë.
Pas triumfit kundeër Neftçi Baku, Skëndërbeu duhet të përgatitet për një kundërshtar më të fortë si ekipi nga Kazakistani, Shaktjor Karaganda.
Ky I fundit eliminoi në rrugën e tij Bate Borisov, formacionin nga Bjellorusia që sezonin e fundit arriti deri në fazën e grupeve në Champions.
Kjo tregon forcën e Shaktjor Karaganda, skuadër kjo që në vitet 60’ ka rritur të fitojë titullin në kampionatin e Bashkimit Sovjetik.
Por skuadra prishi emrin e saj përpara pesë vietsh, kur u ndëshkua nga Federata në vend si e përfshirë në trukimin e ndeshjeve.
Pas vuajti pezullimin, Shaktjor Karaganda u kthye sërish te titulli kampion në Kazakistan, ndërsa në këtë sezon, ashtu si Skënderbeu arrti një kualifikim historik në raundin e tretë eliminator të Ligës së Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›