E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali 40 milion + 1 paund për Suarez

Arsenali zgjedh një mënyrë origjinale për t’i dhënë një tjetër zhvillim telenovelës "Suarez" që po mban të mbërthyer merkaton e "Topçinjëve". Pas shumë tentativave të pasuksesshme për ta transferuar në "Emirates Stadium" bomberin uruguajan të Liverpool, klubi londinez vendosi të paguante klauzolën prej 40 milionë sterlinash, por kësaj shume i shtoi edhe 1 Paund.

Pas propozimit të londinezëve, presidenti i Liverpool reagoi në faqen e tij në Twitter me pyetjen, "Çfarë mendoni se tymosin ata në Emirates?".

Lëvizja e fundit e Arsene Wenger për ta bashkuar uruguaianin me skuadrën e tij, vjen pas kalimit të Gonzalo Higuain në Napoli ku pritet të hedhë firmën në kontratën e propozuar nga De Laurentiis./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›