E Hënë, 2 Nëntor 2026

UEFA kundër pozicionit jashtë loje milimetrik: Po studiohen zgjidhje!

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhorxho Marketi, ka shpjeguar se në sezonet e ardhshme tifozët dhe lojtarët në fushë do të mund të gëzohen edhe për golat e shënuar në pozicion jashtë loje.

“VAR-i është një instrument thelbësorë për të gjithë. Askush sot nuk mund të thotë se imagjinon këtë lojë pa ndihmën e teknologjisë. Por këtu duhet që të bëjmë kujdes dhe të mos lejojmë këtë instrument që të kthehet në një motiv për tifozët që të mos e pëlqejnë më futbollin. Mendoj se në këtë drejtim me Var-in duhet bërë kujdes. Unë e urrej momentin kur një gol anulohet për tre centimetra. Në këtë drejtim mund të them se po studiohen zgjidhje”, tha Xhorxho Marketi gjatë një interviste në “Radio Anch’io Sport”.

Juristi italian mes të tjerash pranoi se formati i ri i Ligës së Kampioneve nuk do të ndryshohet edhe pse nuk përjashtoi mundësinë e disa modifikimeve.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›