UEFA nis hetimet per klubet shqiptare, Tirana dhe Vllaznia
Aranit Muraci
Shtate klube evropiane, duke perfshire dy klube shqiptare, edhe ndeshjen e Tiranes ne Ligen e Kampioneve, jane perfshire ne nje investigim te fundit te UEFA-s, pasi ka te dhena paraprake se rezultatet e ndeshjeve te fundit evropiane qe ato kane zhvilluar, jane te fiksuara. Dy klubet shqiptare, nder me te suksesshmet dhe me tradite ne vendin tone dhe qe jane perfaqesuar vazhdimisht ne Kupat e Evropes, Tirana dhe Vllaznia, rrezikojne qe te penalizohen nga UEFA, ne rast se do te kete prova qe ndeshjet e tyre evropiane jane te trukuara. Lajmi eshte zyrtarizuar pas mbledhjes se djeshme, te disa drejtuesve te UEFA-s, qe jane mbledhur ne Nion te Zvicres dhe kane diskutuar me drejtuesit e disa federatave te fuqishme evropiane per fenomenin e trukimit te ndeshjeve te futbollit, i cili eshte bere shqetesuar gjate koheve te fundit, ne mbare Evropen. Pas mbledhjes se djeshme jane bere publike nga UEFA emrat e klubeve te para, ndaj te cilave ka nisur hetimi dhe nga shtate prej tyre, dy i perkasin vendit tone. "Lista origjinale perfshin 40 ndeshje ne Evrope qe jane konsideruar se mund te jete fiksuar rezultati i tyre. UEFA ka ecur me investigimin e tyre dhe po kerkon detaje te metejshme juridike per shtate klube evropiane", - theksoi ne sajtin zyrtar te UEFA-s, pas mbledhjes se djeshme Xhani Infatino, Sekretari i Pergjithshem i UEFA-s. "Pese klubet e perfshira jane Tirana dhe Vllaznia, (Shqiperi), Dinanburg (Letoni), Ljubjana (Slloveni) dhe Budapesti (Hungari)." Nderkohe qe Gjermania ka gati nje liste me 200 ndeshje, rezultatet e se cilave mendohet se jane te fiksuara dhe UEFA do te hetoje edhe per to, se bashku me klubet evropiane. Ndeshjet qe zhvilluan dy klubet shqiptare qe konkurruan ne arenen nderkombetare gjate edicionit te shkuar, Tirana dhe Vllaznia, jane vene nen monitorimin e UEFA-s. Lajmi eshte raportuar ne agjencite e njohura te Evropes, pas mbledhjes qe u zhvillua ne Nion te Zvicres nga kreret e larte te qeverise se futbollit evropian. Nese UEFA do te vertetoje se ka pasur manipulime te ketyre ndeshjeve, parashikohet qe klubet tona te penalizohen, per pjesemarrjet e metejshme ne kompeticionet nderkombetare. Me pare, ndeshjet e klubeve tona ne arenen nderkombetare jane denoncuar ne mediat e huaja se kane qene te fiksuara, por UEFA nuk ka marre asnje vendim deri tani, per mungese provash.
Hetimi
Ndeshjet mes Tiranes dhe Stabaekut, te Liges se Kampioneve dhe Vllaznise me Rapidin e Vjenes ne Evropa Lige, jane duke u hetuar nga UEFA. Hetimi perfshin nje numer te madh ndeshjesh te tjera evropiane, si dhe mjaft klube te tjera.