Disiplina le Krujen pa tifoze, denohet Ramazan Ndreu
Kastrioti do t'i zhvilloje dy ndeshjet e radhes pa pranine e tifozeve, duke qene se jane hedhur sende te forta ne fushe, gjate ndeshjes me Flamurtarin. Trajneri Ramzan Ndreu eshte pezulluar edhe per dy ndeshje te tjera, sepse ka ofenduar gjyqtaret. Ndreu eshte duke vuajtur nje denim prej pese javesh, pas goditjes se nje lojtari te Gramozit, disa ndeshje me pare. Nderkaq, ne Kategorine e Pare jane marre masa ndeshkuese me gjobe deri ne 1 milione leke, per klubin e Burrelit pas problemeve ne ndeshjen e kaluar, qe skuadra matjane pati me Elbasanin.