E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA nis zytarisht hetimin ndaj Jose Mourinho

UEFA ka nisur zyrtarisht hetimin ndaj trajnerit te Realit te Madridit Joseacute Mourinho dhe kater futbollisteve te tij ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne ndeshjen e Liges se Kampioneve kunder Ajaksit ku dyshohet se ka qene vete tekniku ai qe ka urdheruar mbrojtesin Sergio Ramos dhe mesfushorin Xabi Alonso te dilnin nga loja me karton te kuq. Reali i Madridit po fitonte ndeshjen me rezultatin 4-0 ndersa ne minutat e fundit telekamerat kane fokusuar Mourinhon teksa bisedon ne pankine me shefin teknik te skuadres. Me pas trajneri therret portierin e dyte Jersy Dudek qe me pas i transmeton gjithcka kapitenit Iker Casillas.

Menjehere me pas Sergio Ramos dhe Xabi Alonso ndeshkohen me kartonin e dyte te verdhe per vonese loje duke u larguar me karton te kuq nga fusha e lojes. I gjithe ky skenar eshte pilotuar nga trajneri Jose Mourinho i cili me kualifikimin te sigurt nuk ka dashur te rrezikoje dy lojtaret e tij qe nese do te ndeshkoheshin me karton te verdhe ne ndeshjen e fundit te grupit nuk do te luanin ne 1/8 e Liges se Kampioneve. Pikerisht per kete veprim UEFA ka bere te ditur se ka nisur hetimin duke marre ne dispozicion pamjet filmike si dhe relacionin e arbitrit te ndeshjes. Nen hetimin e qeverise evropiane te futbollit ka perfunduar dhe trajneri i skuadres rumune Klyzh Sorin Cartu i cili gjate ndeshjes se grupit E kunder Bazelit u be protagonist me nje veprim te dhunshem ne pankinen e tij. Keto episode do te shqyrtohen nga Komisioni disiplines se UEFA-s ne daten 30 nentor.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›