UEFA përcakton sot finalistët e Gllazgout

- Kupa UEFA duket se do të shijojë një finale të gjithën spanjolle në Gllazgou të Skocisë. Nga dy skuadrat që do të dalin të kualifikuara nga takimet e dyta gjysmëfinale, të paktën njëra prej tyre është 100% spanjolle (Sevilja ose Osasuna), ndërsa tjetra Espanjoli e ka të sigurt mbi 90 për qind kualifikimin, kjo falë dhe rezultatit të ndeshjes së parë, ku fitoi 3-0 me Verder Bremenin gjerman. Sevilja, fituesja në fuqi e Kupës UEFA, humbi me rezultatin e ngushtë 1-0 me Osasunën në transfertë (gol i Soldados). Andaluzianët dëshirojnë të fitojnë për të dytin vit rresht një vend në finale e UEFA-s, madje synojnë ta pronësojnë sërish atë.
Kupa UEFA
Gjysmëfinalet, ora 20:45
Verder Bremen-Esanjol (0-3)
Sevilja-Osasuna (0-1
* Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para