Oddo: “90 minuta pa gabime”

-Mbrojtësi milanez realizoi ashtu si paraardhësit e tij një ndeshje perfekte. Kuqezintë i dhanë një leksion të vërtetë futbolli Manchester-it dhe kështu, ata arritën të jenë në finalen e Champions League.
Oddo-s nuk i vjen aspak keq që e la Lazio-n në janar për Milan-in. Titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë, Oddo realizoi një takim shumë të mirë dje në mbrëmje kundër Manchester United.

"Ishte një ndeshje e shkëlqyer. E njëllojtë si ajo e para , por kësaj radhe ne nuk bëmë gabime. Në Manchester, ne bemë vetëm 60 minuta perfekte dhe sot, ne nuk bëmë asnjë gabim gjatë gjithë takimit. Ky kualififikim është plotësisht i merituar".
Oddo flet dhe për shokun e tij të ekipit, Gattuso. Ringhio u zëvëndësua gjashtë minuta përpara përfundimit të takimit ku morri ovacionet e tifozëve. "Është një lider, në ekip duhet një lojtar si ai".