UET, konferencë për të drejtat e njeriut në arsimin e lartë

Të drejtat e njeriut në arsimin e lartë në Ballkanin Perëndimor bashkojnë 12 universitete. Mbi këtë temë u diskutua në një konferencën të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës.
Përveç programeve studimore projekti ka si qëllim edhe trajnimin e stafit administrativ dhe akademik mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarisë. Sipas pedagoges së UET-së Edlira Haxhiymeri kjo nismë do të jetë një shans për studentët të cilët mund të shkëmbejnë eksperiencat.
Konferenca zhvillohet në kuadër të projektit Tempus drejtuar nga universiteti i Londrës dhe ka si synim krijimin e programeve afatgjata në nivelin bachelor dhe master mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarisë në 9 universitete.