E Diel, 1 Nëntor 2026

UKRAINË – Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

KIEV, 15 korrik /ATSH-AFP/ – Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, njoftoi sot  se po jepte dorëheqjen nga posti i tij, pas dorëheqjes së kryeministres, si pjesë e një riorganizimi qeveritar të urdhëruar nga presidenti Volodymyr Zelensky.

“Ka qenë një nder i madh t’i shërbej popullit ukrainas si ministër i Mbrojtjes”, shkroi ai në Telegram në një mesazh të gjatë ku rendiste sukseset e ministrisë së tij, të cilën e kishte drejtuar që nga janari.

Ky mesazh ndiqej nga një mesazh më i shkurtër që përshkruante dështimet e kësaj ministrie./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›