E Diel, 1 Nëntor 2026

UKRAINË – Kievi pretendon goditje të suksesshme ndaj objektivave në Krime

KIEV, 3 korrik /ATSH-DPA/- Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan sot se kanë goditur disa objektiva ushtarake në Gadishullin e Krimesë, territor i pushtuar nga Rusia.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm në Kiev, objektivi kryesor ishte një urë në zonën e Krasnogvardeyskoye, në pjesën qendrore të Krimesë, e cila, sipas autoriteteve ukrainase, është shkatërruar plotësisht.

Ushtria ukrainase pretendon se shkatërrimi i urës ka penguar ndjeshëm furnizimin e forcave ruse në vijën e frontit në lindje të Ukrainës.

Po ashtu, Ukraina deklaroi se ka goditur me dronë instalime radarësh dhe një objekt të zbulimit elektronik pranë Sevastopolit.

Pretendimet e Ukrainës nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Krimeja u aneksua nga Rusia në vitin 2014, një veprim që nuk njihet nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë muajve të fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj objektivave ushtarake në gadishull, me synimin për të ndërprerë linjat e furnizimit të forcave ruse në lindje të vendit. /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›