E Diel, 1 Nëntor 2026

UKRAINË – Mbi 30 të plagosur pas sulmit rus në Kharkiv

KIEV, 19 nëntor /ATSH-DPA/- Më shumë se 30 persona u plagosën gjatë një sulmi rus me dron në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, raportoi sot media ukrainase – duke cituar autoritetet lokale.

“Sulmi i natës dëmtoi disa ndërtesa dhe shkaktoi zjarre”, thanë kryebashkiaku Ihor Terekhov dhe administrata ushtarake rajonale.

“Një ndërtesë banimi nëntëkatëshe u evakuua pasi u godit nga sulmet ruse”, sipas raportimeve.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus për më shumë se tre vjet e gjysmë. Sulmet ajrore ruse, shpesh të nisura natën, vazhdojnë të përhapin frikë dhe dëme në të gjithë vendin.

Kharkivi, i vendosur rreth 35 kilometra nga kufiri rus, është një nga qytetet më të shënjestruara.

Para se të fillonte lufta në shkurt të vitit 2022, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës kishte një popullsi prej 1,4 milionë banorësh.

Shumë banorë ikën në muajt e parë të luftimeve, por autoritetet thanë se rreth 1,3 milionë njerëz jetojnë në Kharkiv sot. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›