E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i kthjellët, vranësira në zhvillim në orët e mesditës

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.

Përgjatë relieveve malore këto vranësira do të pasohen nga reshje të izoluara shiu me intensitet të ultë.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Moti, 9 shtator 2026 1 nga 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›