E Enjte, 5 Nëntor 2026

UKRAINË – Zelensky hedh poshtë pretendimet ruse për pushtimin e fshatit në rajonin e Sumy

KIEV, 10 qershor /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë deklaratat ruse në lidhje me marrjen e kontrollit të një fshati në rajonin verilindor të Ukrainës, Sumy.

“Që nga mëngjesi i sotëm, flamuri rus në fshatin Ryzhivka është shkatërruar dhe nuk ka asnjë okupator të pranishëm”, shkroi sot Zelensky në Telegram.

“Pushtimi i supozuar i fshatit ishte një fushatë propagandistike ruse”, shtoi ai.

Dje në mbrëmje, kreu i republikës gjysmë autonome ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, deklaroi se një njësi speciale kishte pushtuar fshatin kufitar Ryzhivka në rajonin e Sumy duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme forcave ukrainase.

Megjithatë, vëzhguesit ushtarakë hodhën menjëherë dyshime mbi këtë pretendim, megjithëse prej disa javësh ka pasur spekulime në rritje për hapjen e një fronti tjetër në Sumy nga trupat ruse.

Ukraina ka më shumë se dy vjet që po i shmanget një pushtimi gjithëpërfshirës rus.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›