E Diel, 1 Nëntor 2026

UKRAINË – Zelensky pret në Kiev ministrin e ri britanik të Mbrojtjes

KIEV, 5 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky priti sot në Kiev ministrin e ri britanik të Mbrojtjes, Wes Streeting, në vizitën e tij të parë zyrtare në Ukrainë që nga marrja e detyrës.

Sipas Zelensky, në takim u diskutua forcimi i bashkëpunimit mes Londrës dhe Kievit, për mbrojtjen e qyteteve ukrainase nga sulmet me raketa balistike ruse.

Palët shqyrtuan gjithashtu mundësinë e bashkëprodhimit të disa llojeve të armëve, duke u mbështetur në përvojën ushtarake të të dy vendeve.

Zelensky tha se e informoi ministrin britanik për pasojat e sulmeve të fundit ruse dhe për rritjen e prodhimit të raketave balistike ruse përpara dimrit.

Në takim u diskutuan edhe sanksionet e reja ndaj ndërmarrjeve ruse, të përfshira në prodhimin e këtyre raketave.

Presidenti ukrainas falënderoi Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Vizita vjen pak ditë pasi kryeministri britanik Andy Burnham njoftoi se, Britania e Madhe do t’i transferojë Ukrainës teknologjinë e sistemit të ri “Stone Cloak”, i cili bllokon sinjalet që Rusia përdor për të zbuluar dronët, duke i mundësuar Kievit ta prodhojë këtë sistem në shkallë të gjerë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›