UNDP dhe BE japin 10 mikrogrante për organizatat e grave

Në përpjekje për të shndërruar përparimin e fundit të arritur në nivelin normativ dhe të politikave që ka të bëjë me agjendën e Gruas, Paqes dhe Sigurisë në përmirësimin e jetës së grave dhe vajzave në shtetet në konflikt dhe pas konfliktit, UN Women, Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP), dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë realizuar një program të përbashkët dyvjeçar (2012-2014), të financuar nga Instrumenti për Stabilitet i Komisionit Evropian në tri vende të pas konfliktit (Liberi, Timorin Lindor dhe Kosovë).
Projekti “Avancimi i pjesëmarrjes së grave në ndërtimin e paqes dhe planifikimin e pas konfliktit në Kosovë” ka për qëllim të sigurojë pjesëmarrje më të madhe dhe udhëheqje të grave në ndërtimin e paqes dhe ndërtimit pas konfliktit. Një nga mënyrat më të mira për të arritur këtë është t’ju mundësohet organizatave nga shoqëria civile qasje në financim me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të grave për të marrë pjesë plotësisht në ndërtimin e paqes.
Nga 43 projekt-propozime të arritura, grupi i përbashkët i donatorëve ka shpallur sot edhe dhjetë përfituesit e granteve: Femrat Aktive të Gjakovës, nga Gjakova, Avenija në Llapnasellë, Qendra Evropiane për Çështje Minoritare në Kosovë, Integra, me seli në Prishtinë, Qendra e Studimeve Gjinore në Kosovë, me seli në Prishtinë, në partneritet me Dora Dorës, me seli në Prizren, Sabor, me seli në pjesën veriore të Mitrovicës, Vizioni i Ardhmërisë - Vizionida, me seli në Shtime, Shoqata e Gruas, e bazuar në Gjakovë, në partneritet me Iniciativën e Femrës Kosovare, Qendra e Mirëqenies së Grave, me seli në Pejë, dhe Drejta e Grave, me seli në pjesën veriore të Mitrovicës./Indeksonline/