Jipen 12 bursa për doktoratë dhe post doktoratë

Në një ceremoni solemne, organizuar me rastin e dhënies së bursave për kandidatët që do të vazhdojnë studimet e tyre në Austri dhe në vende tjera të rajonit, ministri i Arsimit, Ramë Buja tha se kjo është një mundësi e madhe për ata që duan të studiojnë dhe hulumtojnë. Përfaqësuesi i agjencisë austriake për zhvillim, Christian Geosits, tha se studimet e doktoratës dhe post-doktoratës nga projekti “Higher Kos” (Promovimi i Zhvillimit Institucional në Arsimin e Lartë dhe në Shkencë në Kosovë), kanë për qëllim kryesor ngritjen e kapaciteteve të universiteteve publike kosovare.
Ministri Buja theksoi se projekti në fjalë kontribuon në funksionimin sa më të mirë të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë, por edhe atij shkencor, në përputhje me vlerat, praktikat dhe standardet evropiane.
Përfituesit e 12 bursave nga projekti “Higher Kos” vijnë nga fusha të ndryshme si: arkitekturë, bujqësi, shkenca kompjuterike, mjekësi, filologji, histori etj./Indekonline/