E Martë, 3 Nëntor 2026

UNESCO ekspozitë për Ukrainën/Rama: Mos shihni mbetjet por njerëzit që asnjë luftë s’ mund të vrasë

Kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, mori pjesë në inaugurimin e një ekspozite të UNESCO-s, për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, ku u ekspozuan edhe fotografi të monumenteve arkitekturore të Ukrainës të shkatërruara nga agresioni rus. Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe Zonja e Parë e Urakinës, Olena Zelenska.

“I bëj thirrje shikuesve, që në këto foto të mos shohin vetëm një grumbull gurësh, jo vetëm mbeturinat në të cilat agresori ka kthyer monumentet tona. Unë ju bëj thirrje të shihni njerëzit. Dhe atëherë do të shihni shpirtin tonë të cilën asnjë luftë nuk mund ta vrasë”, tha Rama.

Kryeministri Rama vlerësoi iniciativën e UNESCO-s për të çelur këtë ekspozitë.

“Për të bërë atë që po bën UNESCO në këtë kohë dhe për të këmbëngulur në diçka që duket si e tepërt, por në fakt është diçka thelbësore si kultura duhet të kesh një shpirt vullnetar për t’u lavdëruar”, tha kryeministri Rama.

Kjo ekspozitë tregon se si UNESCO po mbron trashëgiminë kulturore në kontekstet e Irakut, Jemenit, Afganistanit dhe Ukrainës.

Gazetare A. Agolli

/RTSH/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›