E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Kukës “zbresin” në Kuvend, opozitë-mazhorancë përplasen për kandidatët

Deputeti demokrat, Isuf Çela, u ka bërë thirrje banorëve të Kukësit nga foltorja e Kuvendit që të votojnë kandidatin demokrat për kryebashkiak, Emri Vatën.

“Votoni më 24 shtator kandidatin e opozitës Emri Vata”, tha deputeti Çela. Deklarata e demokratit nxiti reagimin e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili theksoi se banorët e Kukësit nuk kanë alternativë tjetër për të zgjedhur përpos kandidatit socialist Albert Halili, që “nuk është i telekomanduar nga Tirana”.

“Kuksianët ditën e diel kanë dy alternativa në dispozicion për të zgjedhur të parin e tyre. Ne kemi kandidatin tonë Albert Halilaj dhe socialistët e Kukësit atë do votojnë. Banorët e Kukësit, përtej të majtës e të djathtës, do mbështesin një djalë tyrin që jeton, banon në Kukës. Nuk është emigrant në Kukës. Albert Halilaj e ndjen dhimbjen për Kukësin njësoj si ata që do i japin votën ditën e dielë dhe nuk është kandidat që do telekomandohet nga Tirana”, tha Manja.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi Partinë Socialiste për propagandë elektorale në Kuvend.

“Ai është një kriminel i damkosur elektoral dhe ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njësoj si të ishte Shukriu ose Safeti”, u shpreh Berisha.

Zgjedhjet për kryetar të Bashkisë në Kukës do të mbahen ditën e diel (24 shtator), për shkak të dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Safet Gjici më 16 qershor. Gjici u largua nga posti pas publikimit të një videoje intime me një grua në zyrën e Bashkisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›