E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNHCR: Greqia, e para në botë për rritjen e dhunës raciale në 2012-ën

racizmi-ne-greqiGreqi- Një raport i fundit i UNHCR-së ka dëshmuar se Greqia mban vendin e parë në botë përsa i takon rritjes së dhunës raciste gjatë vitit të shkuar 2012.

Komisioni i Lartë i Kombëve të Bashkuara për Refugjatët ka paraqitur të dhëna alarmante gjatë një konference me mediat në Athinë.

Sipas statistikave vetëm gjatë vitit 2012 janë shënuar plot 154 raste të dhunes raciale. 151 e tyre janë regjistruar ndaj emigrantëve të huaj dhe 3 ndaj shtetasve evropianë.

Kemi paralelisht një rritje të numrit te sulmeve, por gjithashtu është me të vërtetë më shumë shqetësuese fakti se kemi një përshkallëzim në tensionin e kësaj dhune, kemi një ndryshim  në armët e përdorura,-tha Kostis Pappaioannou, i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas raportit në fjalë pjesa më e madhe e sulmeve raciale kanë ndodhur në kryeqytetin grek, pasuar me zona si Patra, Korinthi, Igumenica etj.

Sakaq të dhënat e UNHCR-së flasin se më shumë se 75% e sulmeve kanë ndodhur ne ambiente publike, pjesa tjetër në burgje, autobusë apo trena, shtëpi dhe dyqane.

Më parë kur këta njerëz kanë ardhur në Greqi kanë gjetur dashuri dhe mikpritje, por kohët e fundit gjeja e parë që ata hasin është racizmi dhe dhuna,-tha Raza Golani, kreu i Komunitetit Afgan në Greqi.

Në këto kushte grupet e të drejtave të njeriut i bëjnë thirrje qeverisë greke që të marrë masa të ashpra kundër dhunës raciste në vend.

Dhuna më tronditëse me bazë raciale u shënuar pak ditë më parë në një plantacion luleshtrydhesh në Peleponez ku punonjësit e huaj që kërkonin pagat u rrahën në mënyrë barbare nga eprorët e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›