Serbia kërkon falje për krimet në Bosnje, por harron kosovarët
Serbi- Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka kërkuar falje publike për të gjithë krimet që Serbia ka bërë në Bosnje, por jo për ato që shteti që ai udhëheq ka bërë në Kosovë.
Deklarata e tij erdhi gjatë një interviste për Televizionin e Bosnjës, e cila do të transmetohet e plotë në datën 7 maj.
Gjunjëzohem dhe kërkoj falje në emër të Serbisë për krimin që është kryer në Srebrenicë. Kërkoj falje për krimet, të cilat në emër të shtetit tonë dhe popullit tonë, i ka kryer cilido individ,- ka thënë Nikolliç, raporton REL-i.
Nikoliçi po ashtu ka thënë se për të serbët në Republika Sërpska janë boshnjakë, edhe pse disa prej tyre nuk duan që të quhen ashtu. Nikoliç, në fillim të mandatit të tij si president, ka thënë se në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid, por krim i rëndë lufte.
Por presidenti serb kërkoi falje për krimet në Bosnje e jo në Kosovë, ai quan boshnjakë serbët e Bosnjës dhe nuk quan kosovarë serbët e Kosovës, teksa kërkon status të veçantë për Veriun e Kosovës.