E Diel, 1 Nëntor 2026

UNICEF: Pa mbushur 5 vjeç, 798 fëmijë vdesin nga kequshqyerja

22 fëmijë në 1000 të kategorisë nën 5 vjeç vdesin pasi prindërit e tyre nuk dinë ose nuk kanë mundësi t`i ushqejnë. Alarmi tronditës vjen nga një raport i UNICEF ku vdekshmëria e hamendësuar në një vit tek kjo grupmoshë është 798 fëmijë. E frikshme si shifër duke pasur parasysh faktin se jemi një popullsi e vogël dhe lindshmëria sa vjen e bie. Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri Detlef Palm thotë se pavarësisht keq ushqyerja tek fëmijët mbetet një problem shqetësues.
Sipas raportit kequshqyrja bënë që fëmijët të jenë nën peshë. Në këtë rast 9.7 e fëmijëve vdesin nga nënpesha. Ndërsa shkaqet e vdekjes, sipas raportit, janë diarrea, pneunomia, malaria dhe fruthi. Sipas të dhënave risku më i madh i moraltitetit tek të vegjëlit vjen nga diarrea, që në këtë rast zë 9.5% të rasteve. Për të sensibilizuar mirëushqyerjen tek fëmijët, Ministria e Shëndetësisë ka nisur fushatën ndërgjegjësuese për nënat për ti ushqyer të vegjëlit me qumësht gjiri.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›