E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNICEF i kerkon qeverise shqiptare dhe bashkive te bashkepunojne per sherbimet sociale

Agjencia e OKB per mbrojtjen e femijeve UNICEF i beri sot thirrje Shqiperise qe te reformoje me tej strukturat e kujdesit social per tu ardhur me lehte ne ndihme shtresave te pambrojtura. Ekspertet pohuan se sado te zhvillohet vendi dhe sado te reduktohet varferia gjithnje do te mbeten grupe shoqerore qe kane nevoje per mbrojtje dhe perkrahje me te madhe. Perfaqesuesi i UNICEF-it Detlf Palm tha se rritja ekonomike nuk i zgjidh te gjitha problemet shoqerore.

Rritja e shpejte ekonomike mund te krijoje zhbalancim dhe zhvleresime sociale. Te pasurit behen akoma me te pasur nga rritja e shpejte dhe te varferit behen akoma me te varfer. Keshtu qe ndarja midis tyre behet akoma me e madhe. Kjo i shton problemet sociale dhe shkaterron unitetin shoqeror - tha zoti Palm.

Ai tha se strategjia e Shqiperise per mbrojtjen sociale eshte e mire por nuk duhet harruar se njerezit ne nevoje kane probleme te ndryshme disa kane nevoje per para disa kane nevoje te mbrohen nga dhuna disa kerkojne pune disa duan shkolle dhe integrim disa persona duan te ndahen nga drogat. Aktualisht ne Shqiperi disa institute te kujdesit shoqeror i mbeshtet qeveria disa bashkia disa jane private dhe disa jane mbeshtetur nga shoqeria civile por keto nuk jane te bashkerenduara.

Problemi qendron se keto sherbime mund te mos gjenden aty ku nevoja per to eshte me e madhe - thote zoti Palm. Per ti cuar sa me prane nevojtareve keto sherbime duhen bere disa ndryshime. Ndihma duhet te jete e shumellojshme por te gjitha keto duhet te kene nje organizim te perbashket. Nje familje mund te marre ndihme dhe mbrojtje nga shume burime por sherbimet eshte e nevojshme qe te integrohen.

Zoti Palm tha se qeveria qendrore dhe pushteti vendor duhet te ndajne me kujdes detyrat ne menyre qe askush te mos mbetet jashte vemendjes dhe kujdesit te tyre. Ato duhet te bashkepunojne ne te gjithe territorin e vendit duke mbeshtetur edhe shoqatat e specializuara ne disa fusha te caktuara ndersa fondet per kujdesin shoqeror duhet te rriten dhe ato duhen perdorur me transparence ne menyre qe te perfitojne nevojtaret me te varfer.

Perfaqesuesi i UNICEF-it i beri keto komente ne konferencen kombetare mbi reformimin e sherbimeve sociale. Institucione te ndryshme shteterore shperndajne ndihma ekonomike apo perkrahje sociale te formave te ndryshme por puna e tyre akoma eshte e pakoordinuar vecanerisht sa u takon bashkive dhe ministrive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›