E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreshjet probleme ne te gjithe vendin

Rreshjet dhe shtrengatat e shiut kane shkaktuar mjaft probleme ne te gjithe territorin e vendit. Keshtu ne qytetin e Elbasanit prurjet e perroit te Zaranikes kane permbytur dhjetra banesa praen tij nje pjese e banoreve te te cilave jane shperngulur tek te afermit e tyre. Drejtoria e policise shtabi i emergjencave dhe njesia zjarrfikse kane qene ne gadishmeri te plot e per te shmangur pasojat e renda nga permbytjet dhe per te perforcuar argjinaturen e zaranikes.

Ne rrethin e Fierit me shume se 100 shtepi dhe dhjetra njesi tregetare jane permbytur ne fshatrat MertishGradishte Seman si dhe rreth 80 shtepi ne fshatrat Clirim Drize e Mujalli ne komunen Qender rrethi Fier.Gjithashtu ne qytetin e Lushnjes eshte permbytur lagjia Karbunare.

Probleme ka patur edhe ne aksin rrugor lushnje fier kun e nje segmet prej 50 metrash uji ka arritur deri ne nje meter. Edhe aksi rrugor Fier- Patos per me shume se nje ore ka qene i pakalueshem. Ndersa ne qytetetin e Vlores 10 shtepi jane permbytur ne zonen e ujit te ftohte si pasoje e bllokimit te kanalit kullues ne kete zone . Banoret shprehen se kjo eshte e 6 here brenda ketij viti qe permbyten dhe lartesia e ujit ne shtepite e tyre ka arritur ne 30 cm.

Si pasoje e eres se forte te shoqeruar me shtrengata shiu nje rrufe ka goditur aparaturat e nje hidrovori ne qytet si pasoje e mosfunksionimit te te cilit jane permbytur rruget e qytetit dhe eshte nderprere energjia elektrike.grupet e punes se OSt po punojne per rikthimin e saj.

F.Llanaj/ B.Dybeli/ A.Nushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›