E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK dorëzon zyrat në Mitrovicë

Zyrtarë të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) kanë dorëzuar sot objektin në Mitrovicë, që ky mision e ka shfrytëzuar prej vitit 1999, njofton Komuna e Mitrovicës.

Objekti i ish-Jugobankës ishte shfrytëzuar nga UNMIK-u si seli e misionit në Mitrovicë.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se pas shumë vitesh është realizuar kërkesa për lirimin e këtij objekti.

Me rastin e pranim-dorëzimit të objektit ishte i pranishëm edhe zëvendës shefi i UNMIK-ut, Robert Sorenson.

Objekti është në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Personeli i UNMIK-ut ka kaluar në një objekt tjetër.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›